Politika

Basha: Eksodi, pasqyra tronditëse e varfërisë të ulur këmbëkryq

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se, “eksodi është pasqyra tronditese e varfërisë të ulur këmbëkryq”.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha u shpreh se, “eksodi është zhgënjim i thellë dhe i pakthyeshëm i qytetarëve me qeverinë e premtimeve të mëdha, fjalëve të mëdha dhe rezultateve zero e nën zero. Eksodi është vdekja e shpresës se gjerat mund të ndryshojnë për mirë me ketë qeveri”.

“Thirrja jonë, thirrja e opozitës drejtuar qytetarëve të tunduar nga ideja e eksodit si dhe mbarë qytetarëve të tjerë të vendit, është ta kërkojmë, ta gjejmë dhe ta vendosim zgjidhjen e problemeve tona këtu, me mjetet e fuqishme që disponon demokracia, me fuqinë e votës së lirë, me magjinë e zgjedhjeve të lira”, tha Basha.

Në thelb, nënvizoi Basha, “qeveria Rama-Meta ka hedhur në votim në këto zgjedhje, me paturpësinë më të madhe, zhdukjen e pushtetit vendor si një arritje e njezet e pesë viteve të demokracisë”. “Është detyra jonë të lançojmë dhe të punojmë natë e ditë për të krijuar permes një fitoreje në shkallë të gjerë në zgjedhjet e 21 qershorit një pol fuqie të qytetarëve nga pushteti bazë, që është ai vendor, me qëllim që të diktojmë autonominë që duan qytetarët dhe të frenojmë përgjithnjë absolutizmin e qeverisë”, thkesoi kreu i PD.

“Oferta jonë është demokracia pjesmarrëse, qeverisja me qytetarët, me komunitetet dhe per komunitetet perbërese të bashkive të zgjeruara. Atë që injoron harta, diversitetin e komuniteteve, do ta vënë në jetë me qeverisjen tonë vendore”, u shpreh Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button