Qeveritare

Qeveria miraton një sërë vendimesh të rëndësishme

Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme.

Kështu, qeveria miratoi në parim, marrëveshjen, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, për mbrojtjen shoqërore.

Gjithashtu, sot qeveria vendosi dhënien e gradës “Drejtues madhor” për z. Haki Çako, Drejtor i Policisë së Shtetit.

Këshilli i Ministrave vendosi sot edhe për mbrojtjen e veçantë të punonjësit të policisë që, për shkak të detyrës, i kërcënohet jeta, familja dhe prona.

Qeveria mori vendim edhe për disa ndryshime në vendimin nr.279, datë 12.4.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së objekteve të operacioneve hidrokarbure, pjesë e marrëveshjes së lidhur më 26.7.1993, ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë) dhe Albpetrol-it, bashkësisë ekonomike të naftës dhe gazit (sot shoqëria “Albpetrol”, sh.a.)”
Këshilli i Ministrave vendosi sot edhe për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve.

Qeveria mori vendim edhe për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.253, datë 6.3.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore”

Qeveria vendosi sot për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilët preken nga rikonstruksioni i Bulevardit “Osumi”, faza e parë, në bashkinë e Beratit.

Gjithashtu, qeveria vendosi për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilët preken nga rikonstruksioni i rrugës “Unaza e jashtme e qytetit”, si dhe sistemimi i rrugës te lagjja “Cfake” pranë kasapit, në bashkinë e Gjirokastrës.

Këshilli i Ministrave vendosi sot edhe për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës së transmetimit 110 kv, Uznovë – Çorovodë

Qeveria miratoi në parim, marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për bashkëpunimin ekonomiko-teknik.

Gjithashtu, sot u miratuan rekomandimet në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2015.

Qeveria mori sot vendim për kalimin, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, të pasurisë së paluajtshme, të ndodhur në zonën kadastrale nr.8525, me numër pasurie 26/71, Elbasan, për gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan dhe prokurorinë e rrethit Elbasan

Këshilli i Ministrave përcaktoi edhe elementët përbërës, mënyrës së vendosjes dhe afatit të lëshimit të pullës së kontrollit të barnave.

Qeveria gjithashtu vendosi për bashkëfinancimin e projektit “Rikonstruksioni i muzeut “Marubi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button