Kronika

Tiranë, zjarr në një klub nate; dëme materiale

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të së enjtes një klub nate në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.

Nga informacionet e fundit që vijnë nga vendi i ngjarjes mësohet se dëmet e shkaktuara nga flakët janë të mëdha, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Për të shuar flakët e fuqishme që kanë përfshirë ambjentet e subjektit privat, në zonën periferike të kryeqytetit kanë shkuar 6 makina zjarrfikëse.

Më herët gjatë muajit një magazinë tapetesh dhe sixhadesh u përfshi nga flakët, në kilometrin e pestë të autostradës Tiranë-Durrës. Dëmet e shkaktuara ishin kolosale.

Ndërsa pak ditë më vonë, një tjetër zjarr përfshiu një apartament në një pallat pranë Parkut të Autobusëve, po në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button