Bota

OKB: Rreth 2 500 të vdekur në muajin qershor

irak-te-vdekur1Dhuna në Irak ka shkaktuar të paktën 2 417 të vdekur në muajin qershor si pasojë e ofensivës së xhihadistëve të shtetit islamik në Irak dhe në Levant (EIIL, ou Daech), sipas një bilanci të publikuar sot nga Kombet e Bashkuara.
”Aktet e dhunës dhe terrorizmit kanë shkaktuar gjithashtu 2 287 të plagosur”, shtoi përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Bagdad, Nickolay Mladenov.
“Numri i madh i viktimave civile në një muaj ilustron urgjencën që duhet për të garantuar mbrojtjen e civilëve”, theksoi ai.
Bilanci i vendosur nga NATO për muajin maj është 799 të vdekur. Ky muaj mendohej si më i përgjakshmi që prej fillimit të vitit në Irak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button