Home / Politika / Basha: Eksodi si pasojë e politikave të gabuara

Basha: Eksodi si pasojë e politikave të gabuara

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka përqendruar edhe sot vëmendjen e tij tek ikja e shqiptarëve, që sipas Bashës është një eksod i ri.

Gjatë një konference, Basha është shprehur se kjo gjendje vjen si pasojë e problemeve ekonomike që kanë njerëzit.

“Gjendja e sotme pa optimizëm për ekonominë. Qeveria nuk po merr me impulse pozitive nga ekonomia. Biznesi dhe konsumatori janë në ankth me qeverisjen e sotme. Rritja e taksave ka larguar investitorët, mijëra shqiptarë po shesin shtëpitë dhe po largohen”,- tha kryedemokrati.

Sipas Bashës, vetëm në tremujorin e parë të 2015, 16 mijë shqiptarë kërkuan azil. “Kjo gjendje, pasojë e politikave të gabuara. Niveli i papunësisë është rritur me 7% në dy vite, 20 mijë familje u hoqën nga ndihma sociale”.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: