ParlamentarePolitika

Berisha-Ramës: Po zhvasni qytetarët. Ku përfunduan premtimet?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në Kuvend, duke e akuzuar atë për mashtrim të qytetarëve dhe zhvatjes së tyre përmes taksave.

Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar qeverinë se po shpik gjoba për të mbledhur para dhe ka kritikuar ashpër ligjin që lejon sekuestrimin e banesës së qytetarëve debitorë të energjisë elektrike.

“Ti ke sjellë një ligj që lejon sekuestrimin e banesës nëse qytetari është debitor. Sot shqiptarët nuk i kanë më të sigurta banesat me këtë ligj. Për vete ndërton saraje, ndërsa qytetarëve iu prish shtëpitë”, ka thënë Berisha.

Ish-shefi i ekzekutivit i ka kujtuar kreut të mazhorancës premtimet e bëra në fushatë elektorale e që nuk i ka mbajtur, duke e vënë theksin tek heqja e TVSH-së për çmimin e energjisë dhe tek shëndetësia falas.

Një tjetër pikë e prekur nga Berisha ka qenë edhe marrëveshja e qeverisë aktuale me kompaninë CEZ për shmangien e arbitrazhit, të cilën ai e ka quajtur si më të korruptuarën.

“Ç’të keqe tjetër do t’iu sjellësh shqiptarëve”, i ka thënë Berisha Ramës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button