Home / Kosova / Ambasada amerikane në Prishtinë: Rruga 6, mundësi të reja ekonomike për rajonin

Ambasada amerikane në Prishtinë: Rruga 6, mundësi të reja ekonomike për rajonin

 Ambasada amerikane në Prishtinë mirëpret përmbylljen me sukses të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel/ENKA-s për ndërtimin e rrugës 6, që erdhi pas përfundimit të një procesi transparent.
“Bechtel-i është ndër ndërmarrjet më të suksesshme amerikane që veprojnë në rajon dhe shquhet për ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe shumë cilësore me standardet më të larta inxhinierike. Rruga 6 do t’i shërbejë rritjes së tregtisë dhe turizmit në Kosovë dhe do të sjellë mundësi të reja ekonomike për rajonin”, theksohet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, të sapodërguar.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e djeshme mori vendimin për miratimin e rekomandimeve të Komitetit Drejtues Ndërministror për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë).

Leave a Reply

%d bloggers like this: