Home / Parlamentare / Berisha ironizon Veliajn: Dasmën ta bëri mamaja. Ministri: Ne nuk martohemi me kushërinjtë…

Berisha ironizon Veliajn: Dasmën ta bëri mamaja. Ministri: Ne nuk martohemi me kushërinjtë…

Seanca e sotme plenare është karakterizuar nga një replikë e veçantë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës së majtë për kryetar bashkie në Tiranë.

Berisha i ka kujtuar Veliajt dasmën luksoze në Gjirokastër, duke ironizuar me deklaratën e tij se e kishte dhuratë nga kursimet e mamasë së tij.

“Ai tha vetë që mamaja ma bëri dasmën, – kujtoi Berisha, – ai ta thotë që dasmën ia bëri mamaja dhe unë mos ta them. Juve nuk iu bën përshtypje që dasma bëhet me para publike në kalanë e Gjirokastrës dhe ju bën tani kjo tjetra”.

Por sapo ka marrë, fjalën, Veliaj ka replikuar menjëherë, ndonëse Berisha u largua nga salla: “Këta e kanë problem martesën. Nuk e di si i bëni ju dasmat, por ne nuk martohemi me kushërinjtë dhe kjo është një gjë e mirë…”, – tha ministri, duke iu referuar martesës së parë të djalit të ish-kryeministrit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: