Home / Europa / BE e gatshme për fillimin e një operacioni ushtarak për t’i dhënë fund dramës së imigrantëve

BE e gatshme për fillimin e një operacioni ushtarak për t’i dhënë fund dramës së imigrantëve

Drejtuesit evropianë kërkojnë t’i japin fund dramës së imigrantëve në Mesdhe duke përfshirë këtu edhe nëpërmjet operacioneve ushtarake kundër trafikantëve, ndërkohë që çdo ditë dëgjojmë lajme mbi kalvarin e vuajtjeve të përjetuara nga imigrantët.

Por, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i moderoi pritjet. Askush nuk duhet të krijojë iluzione. Problemet nuk do të zgjidhen sot”, deklaroi ai pak para fillimi të një samiti të thirrur me urgjencë pas tragjedisë së fundit në Mesdhe, që shkaktoi qindra të vdekur.

Një ceremoni u zhvillua sot në mëngjes në Maltë në kujtim të viktimave të mbytura. Në Bruksel, presidentët dhe kryeministrat mbajtën një minutë heshtje para fillimit të punimeve.

”Dëshmitë e imigrantëve janë të frikshme. Trafikantët kanë rrahur për vdekje disa imigrantë të vendosur npë një uzinë pranë Tripolit para nisjes së tyre, disa të tjerë kanë humbur jetën nga lodhja”, sipas prokurorisë së Katanës (Siçili).

Rreth 1 750 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të vitit në përpjekje për të kaluar Mesdheun, shprehu me keqardhje Organizata Ndërkombëtare për Imigracionin (OIM)

Leave a Reply

Your email address will not be published.