Europa

Presidenti slloven Pahor: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, para së gjithash proces politik

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është shprehur se procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë proces teknik, por para së gjithash politik.

Duke folur në hapjen e ministerialit të Jashtëm në kuadrin e Procesit të Brdos dje, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, para kryetarëve të delegacioneve theksoi se, “Procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë proces teknik. Ai duhet të jetë para së gjithash proces politik”.

Sipas tij, nëse procesi nuk do të konsiderohet i tillë, do të jetë vonë, nëse ngjarje të pakëndshme do të ndodhnin. Kjo, duke patur parasysh zhvillime në afërsi të kufijve të kontinentit evropian. Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe gjithë strukturave drejtuese të BE-së që të konsiderojnë këtë qasje të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria në ministerial përfaqësohet nga Zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi. Ministeriali bashkëorganizohet nga ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe të Francës.

Në ministerial marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Sllovenisë, Francës, Italisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, zëvendës ministër i PJ të Shqipërisë, sekretar shteti në MPJ të Gjermanisë, asistent ministër i punëve të jashtme të Kroacisë, ambasadori i Austrisë në Slloveni, sekretari i përgjithshëm i RCC Sarajevë, Komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button