Sporti ne bote

Gjysmëfinalet e Champions League: Barça-Bayern dhe Juve-Real

Sot në mesditë, në Nion të Zvicrës, u hodh shorti që përcaktoi çiftet gjysmëfinaliste të Champions League. Barcelona-Bayern Munchen dhe Juventus-Real Madrid ishin çiftet që dolën nga shorti i shumëpritur.

Goglat u zgjodhën nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, dhe ish-futbollisti gjerman Karl-Heinz Riedle.

Të katërta këto skuadra së bashku grumbullojnë 21 Kupa Europe dhe 37 pjesëmarrje në finale. 10 tituj Real Madrid, 5 Bayern Munchen, 4 Barcelona dhe 2 Juventusi.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 maj, ndërsa gjysmëfinalet e kthimit do të luhen më 12 dhe 13 maj.

Finalja e madhe do të luhet në Berlin, më 6 qershor.

Ndërkohë, dy çiftet gjysmëfinaliste të Europa League janë Napoli-Dnipro dhe Sevija-Fiorentina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button