Home / Europa / Tribunali i Hagës: Shesheli ka tre ditë që të prononcohet për kthimin në Sheveningen

Tribunali i Hagës: Shesheli ka tre ditë që të prononcohet për kthimin në Sheveningen

Këshilli i apelit të Tribunalit të Hagës i bëri thirrje kryetarit të Partisë Radikale Serbe dhe i burgosur i Hagës, Voisllav Sheshelit, që në afat prej tre ditëve të prononcohet rreth kërkesës së Prokurorisë që urgjenitsht të zbatohet vendimii i këtij këshilli për kthimin e tij në Hagë.

Në thirrjen që dje u miratua, theksohet se Shesheli “nëse dëshiron” mund t’i përgjigjet kërkesës së Porkurorisë.

Afati prej tre ditëve fillon të vijojë nga momenti kur ldieri i radikalëve e pranon këtë thirrje të Këshillit të apelit të Tribunalit të Hagës, thuhet në dokumentin e Këshillit.

Gjykatësit e apelit në Hagë, më 30 mars, vendosën që Shesheli ka shkelur kushtet e lirimit dhe për këtë është urdhëruar që të kthehet në burg.

Ky urdhër e obligon Beogradin që ta arrestojë Sheshelin dhe ta dorëzojë atë në Tribunal, ku ai ishte i burgosur prej vitit 2003.

Mosdorëzimi i tij mund të bëhet pengesë për ambiciet euro-integruese të Serbisë.

Mirëpo, dërgimin e populistit Sheshel në Tribunal ku ai është mbajtur për 12 vjet pa verdikt, është një gjest i rrezikshëm politik për Vuçiqin.

Disa zyrtarë serbë dyshojnë se kjo është pikërisht ajo që Tribunali i Hagës dëshironte të bënte.

Vendimi i Tribunalit të Hagës ku Shesheli urdhërohet të kthehet në Hagë, sipas Aleksandar Vulinit, ministër serb për Punë, Veteranë dhe Çështje Sociale, “ka për qëllim destabilizimin e Serbisë dhe heqjen nga pushteti të qeverisë së Aleksandar Vuçiqit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.