Europa

Cipras kërkon nga Merkeli përshpejtim të procedurave për miratimin e ndihmës për Greqinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras kërkoi nga kancelarja gjermane Angela Merkel që të angazhohet rreth përshpejtimit të procedurave për miratimin e ndihmës financiare për Greqinë, njoftoi sot një burim qeveritar grek.

Sipas burimit, takimi mes Ciprasit dhe Merkelit në Bruksel ka zgjatur rreth dy orë dhe ka kaluar në “atmosferë konstruktive dhe pozitive”.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit janë përqendruar në progresin, i cili është arritur deri tani nga takimi paraprak në Berlin.

Cipras ka kërkuar përshpejtim të procedurave, me qëllim që të fillojë zbatim të marrëveshjes së nënshkruar më 20 shkurt mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtare, që parasheh edhe lidhjen e marrëveshjes deri në fund të këtij muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button