Politika

Leskaj në KiE: Një qasje e re politike ndaj refugjatëve

Kryetarja e delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës (KiE), Valentina Leskaj, gjatë fjalës së mbajtur në punimet e sesionit të radhës, shprehu nevojën e një qasje të re politike për t’i dhënë zgjidhje çështjes së refugjatëve që zbarkojnë në vendet e BE-së.
Një fjalën e saj kryetarja e delegacionit shqiptar tha se organizatat kriminale të trafikimit në Mesdhe po përdorin rrugët e vjetra, por po krijojnë dhe rrugë të reja, por theksoi ajo, në këtë rast kontributi i përbashkët i vendeve europiane është jetësor.
“Ka nevojë për zgjidhje të koordinuara, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa disa deklarata të ditëve të fundit nuk i shërbejnë zgjidhjeve” u shpreh Leskaj.
Duke nënvizuar nevojën e adresimit të rrënjëve të këtij problemi, Leskaj tha se çështja e emigrantëve nuk është thjesht çështje policimi kufitar.
“Kontrolli i kufijve është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk mjafton dhe nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Problemet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe varfëria janë shkaku kryesor për emigrim. Lypset një qasje e re politike jo vetëm për politikat e refugjatëve, por për zgjidhje të qëndrueshme që integrojnë dhe programe zhvillimi dhe shtete stabël”, tha Leskaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button