Maqedonia

Komandant Sokoli: Mediat serbe dezinformojnë për Gushincën

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Ukshini – komandant Sokoli ka reaguar kundër shkrimit të gazetës serbe “Blic” ku përmendej emri i tij lidhur me sulmin në Gushincë.

Ukshini ka theksuar se gazeta serbe bën dezinformim të paparë dhe se sipas saj gjoja ai dhe një komandant nga Gjakova janë të përfshirë në incidentin kufitar në postën policore kufitare Gushincë.

Ja se çfarë shkruan Sami Ukshini, i cili gjatë vitit 2001 ka qenë një nga komandantët kryesor në rajonin e Likovës:

“Po prej Blicit Serb asgjë më shumë nuk pritet, vetëm kësi lloj dezinformatav, normal që serbët janë humbësit më të mëdhenj të këtij 75 vjeçari, dihet mirë se me 1918, serbet kanë pas në zotërim Bosnjën, Malin e Zi, Vojvodinen, Kosoven dhe Maqedoninë. Meqenese i kanë humbur shumicën, tani ju ka mbetur vetem Vojvodina, dhe tani po mundohen ta fusin nën kontroll Maqedoninë me aleanca të ndryshme me Partitë Politike SlavoMaqedonase, të cilave po ju shërbejnë edhe Lideret e Partive Shqiptare të Maqedonisë që unë i konsideroj Lepuj..!!! Andaj shfrytëzoj rastin të ju bëj thirrje vllezërve tanë ateruar se ne as nuk shitem e as nuk blehemi, prandaj mos bini pre e dezinformatave të qarqeve rusosllave” (sic), ka shkruar Ukshini, transmeton INA.
 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button