Sporti

Belgjika ne çerekfinale; eleminohet SHBA

belgMe rezultat 2-1, kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur SHBA-të pas vazhdimeve, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Që nga fillimi i ndeshjes të dyja skuadrat zhvilluan lojë jashtëzakonisht të hapur.

Të dy përfaqësueset patën rastet e tyre, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Mirëpo, kur përfundoi koha e rregullt rezultati ishte ai i fillimit të lojës.

Dhe porsa filluan vazhdimet, belgët kaluan në epërsi. Lukaku u angazhua nga e djathta dhe asistoi te Kevin De Bruyne, i cili realizoi (93’).

Romelu Lukaku, i cili ishte inkuadruar në fillim të vazhdimeve, pas asistimit u shndërrua në protagonist (105’). De Bruyne ia ktheu favorin.

Të zgjedhurit e Jurgen Klinsmann nuk u dorëzuan. Ata e ngushtuan rezultatin përmes Julian Green (107’), i cili sapo hyri në lojë.

Megjithatë, përkundër rasteve për të shënuar, ata ishin të pafuqishëm për ta ndryshuar rezultatin.

Në këtë ndeshje nuk u angazhua aspak mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj.

Në çerekfinale, Belgjika do të luajë kundër Argjentinës, e cila eliminoi Zvicrën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button