Bota

UNICEF: Rreth një milionë fëmijë të prekur nga tërmeti kanë nevojë për ndihmë

Rreth një milionë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare pas tërmetit të përgjakshëm që ka shkaktuar më shumë se 3 200 të vdekur në Nepal, theksoi sot UNICEF.

”Mijëra fëmijë e kalojnë natën jashtë që prej tërmetit që ka goditur Nepalin, ashtu si dhe prindërit e tyre dhe rreziqet e përhapjes së sëmundjeve janë të larta”, shtoi organizata e specializuar e OKB-së.

“Të paktën 940 000 fëmijë që jetojnë në zonat shumë të prekura nga tërmeti në Nepal kanë një nevojë urgjente për ndihmë humanitare”, sipas një komunikate.

UNICEF-i theksoi se ka mobilizuar ekipe dhe do të dërgojë në Katmandu dy avionë të ngarkuar me 120 tonë ndihma humanitare, tenda dhe batanije.

Tërmeti me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditi të shtunën Nepalin duke shkatërruar ndërtesa dhe monumente historike, ndërkohë që rrugët janë të bllokuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button