Politika

Dekriminalizimi, Peleshi: Do ta trajtojmë me rigorozitet deklaratën e SHBA-së

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, sipas të cilit, në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 21 Qershorit ka emra me histori të mundshme kriminale.

“Do ta trajtojmë me rigorozitet deklaratën e ambadasës së SHBA-së. Kemi treguar shqetësim për integritetin e kandidatëve, ndaj jemi në një proces për verifikimin e pastërtisë së tyre”, tha Peleshi për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Më herët, gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan në Tiranë, Lu, tha se “në listat e kandidatëve ka persona me të kaluar të dyshuar kriminale, për të cilët jemi në diskutime me udhëheqësit politikë në vend”.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button