Bota

Foreign Policy: Nëse ISIS e prek Jordaninë, nis Lufta e Tretë Botërore

militanteVija e kuqe larg nisjes së Luftës së Tretë Botërore duket se është në Jordani. Sipas “Foreign Policy”, nëse do të përfshihej territori i saj në planet e ISIS, atëherë do të përsëritej Sarajeve e 100 vjetëve më parë, ku u shënua shkasi i fillimit të Luftës së Parë Botërore.
“Është një Sarajevë diku në Jordaninë dhe shtrihet edhe jashtë Amanit, diku në terrenet armiqësore në lindje ose në veri. Ekstremistët e ISIS, të cilët tani e quajnë vetën përfaqësues të Shtetit Islamik dhe ushtarët e një Kalifati, kalojnë kufijtë e kuq, konflikti aktual që përfshinë Sirinë dhe Irakun do të mund të shpërthente, të rritej dhe të bëhej më kompleks dhe të kushtonte shumë. Ky nuk është kalim i një vije të kuqe që është produkt i pamenduar, larg zemrës dhe mburrje presidenciale. Ky është një kalim i vijës së kuqë që përbënë ndryshime historike dhe mund të konsiderohet si shënim i një epoke dhe ngjarjes së Sarajevës, 100 vjet më parë në kohën e Luftës së Parë Botërore”, shkruan Foreign Policy.

Gavrilo Princip, më 28 qershor të vitit 1914 vrau, vrau trashëgimtarin e fronit Franc Ferdinandin në Sarajevë, i cili u përdor si pretekst për invazionin e Austro-Hungarisë ndaj Serbisë, duke shënuar edhe fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button