Home / Bota / Ukraina rinis operacionet ndaj rebelëve pro-rusë

Ukraina rinis operacionet ndaj rebelëve pro-rusë

ukraineUkraina dje filloi operacione të reja ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje të vendit, disa orë pas skadimit të një armëpushimi të njëanshëm të shpallur nga Ukraina.

Forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë një nga pikat e kontrollit përgjatë kufirit rus që kontrollohej nga rebelët. Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko e quajti këtë fitore të parë në operacionet e ringjallura kundër terrorizmit.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë akuzuar Rusinë për armatosjen e kryengritësve në Ukrainën lindore.

Presidenti rus Vladimir Putin fajëson drejtpërdrejt presidentin ukrainas Petro Poroshenko për luftimet e reja. Zoti Putin thotë se ai nuk arriti ta bindë udhëheqësin e Ukrainës për të zgjatur armëpushimin.
Zoti Putin tha se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur të drejtat e rusëve jashtë vendit.

Departamenti i Shtetit tha se Sekretari i Shtetit John Kerry dje i ka telefonuar ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, duke thënë se ai është i shqetësuar se rebelët e mbështetur nga Rusia kanë hedhur poshtë hapat për uljen e tensioneve, hapa të cilët mund të kishin zgjatur armëpushimin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: