Home / Qeveritare / MPJ thërret për sqarime ambasadorin e Federatës Ruse, Karpushin
Godina e Ministrisë së Jashtme

MPJ thërret për sqarime ambasadorin e Federatës Ruse, Karpushin

Ambasadori i Federatës Ruse, Aleksander Karpushin, u thirr sot në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Me anë të një njoftimi për shtyp, MPJ thekson se i shprehu ambasadorit pakënaqësinë e palës shqiptare dhe i kërkoi sqarim lidhur me deklaratat për shtyp të para pak ditëve të Ministrise se Puneve te Jashtme të Federates Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i konsideron deklaratat e MPJ-së ruse të papranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve sovrane të Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni, destabilizuese.

Sipas MPJ, këto deklaratat përbejnë një shantazh dhe nuk i shërbejnë aspak klimës konstruktive në rajon e aq më pak parimeve të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE dhe çdo deklaratë shantazhuese e Rusisë do të shihet veç përmes këtij prizmi, thekson MPJ.

Ambasadorit iu theksua se Federata Ruse duhet të shohë realitetin në sy në Ballkanin Perëndimor, ku pavarësia e Kosovës përben një kontribut të qenësishëm për të ardhmen demokratike dhe stabilitetin rajonal, përfundon MPJ.

Në një deklaratë pak orë pas ngjarjes në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, ku një grup prej 40 personash të armatosur, e që sipas Shkupit ishin me simbolet e UÇK-së, sulmuan një postë policore dhe mbajtën peng për pak orë 4 efektivët e kësaj poste, Rusia deklaronte se pas sulmit qëndron Shqipëria dhe Kosova.

Kjo deklaratë është cilësuar nga pala shqiptare si destabilizuese dhe akuzat të paqena, ndaj i ka shprehur shqetësimin e saj kryediplomatit rus në Tiranë, duke e ftuar Moskën që të shohë në sy realitetin në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: