Home / Kosova / Miratohet dhënia e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Miratohet dhënia e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi sot dhënien e trualit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se, “falë punës së mrekullueshme të Ambasadorit Qemal Minxhozi dhe bujarisë së Kryetarit Shpend Ahmeti dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës sot është miratuar dhënia e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë”.

“Mirënjohje e thellë për të gjithë ata që e mundësuan këtë vendim. Do të vijojmë përpjekjet për të ndërtuar një ambasadë dinjitoze siç i ka hije një partneri strategjik të natyrshëm”, shkruan ministri Bushati.

One comment

  1. Të mjerët ne. Po çka na duhen ambasadat brenda një kombi. Të përfaqësojnë kë. Shqiptarin te shqiptari?!?!?! Hahahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published.