Home / Arte / Ekspozita / Artisti italian, në Muzeun Historik Kombëtar

Artisti italian, në Muzeun Historik Kombëtar

Artisti i njohur italian, Giovanni Bonardi ka hapur dje në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën “Shenjat e ngjyrave”.

Ekspozita përmban piktura dhe skulptura që tregojnë prirjen e Bonardit, drejt një arti që tenton të rrëfejë histori. Ajo çfarë i dallon pikturat e Bonardit është rrugëtimi që ai bën përmes penelit, për të shpjeguar psikologjinë njerëzore, përmes portreteve. Tablotë e tij janë të heshtura, por mbartin brenda filozofinë e mendimit. Artistit i pëlqen të punojë me dimensione të mëdha. Në qendër të punëve të tij është njeriu, duke e zbuluar atë si një qenie me gjithë procesin psikologjik, që ndihet përmes ngjyrave. Për drejtorin e Muzeut, Melsi Labi, kjo ekspozitë është një mbështetje kulturore tepër solide për të krijuar një gjuhë ndjellëse dhe poetike, e cila falë karakteristikave të saj, lejon prekjen e temave më të ndjera dhe delikate të shpirtit njerëzor, deri te misteret, të cilat nisin nga mitologjia antike dhe karakterizojnë besimin e krishterë. Për Bonardin, kjo ekspozitë është vazhdim i një emocioni që ka nisur që në studio, ku dhjetëra njerëz vinin për t’i parë punët. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 7 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.