Home / Europa / Terrorizmi, Franca shton me 4 miliardë euro shpenzimet e mbrojtjes

Terrorizmi, Franca shton me 4 miliardë euro shpenzimet e mbrojtjes

Presidenti francez Francois Hollande deklaroi shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes me gati 4 miliardë euro, para’ këto që do të shkojnë për frenimin e kërcënimeve terroriste që i kanosen vendit “brenda dhe jashtë kufijve”.

Rritja do të ndodhë përgjatë katër viteve, duke nisur nga viti 2016. Buxheti i këtij viti do të rishikohet gjithashtu.

Sa për dislokimin e 7.000 ushtarëve në mbrojtje të zonave dhe objekteve më nevralgjike të vendit, ai, sipas shefit të Elizesë, do të bëhet i përhershëm.

Franca ka qenë në gjendje gadishmërie të lartë pas sulmit të përgjakshëm në redaksinë e revistës satirike ‘Charlie Hebdo’ në muajin janar. Javën e kaluar, kryeministri Manuel Valls njoftoi shmangien e 5 sulmeve terroriste në këto katër muaj.

“Përballemi me kërcënime të shtuara, si në shtëpi, ashtu edhe përtej detit”, deklaroi Hollande.

“Siguria, mbrojtja dhe pavarësia janë për ne parime të panegociueshme”, shtoi presidenti francez.

Kjo lëvizje shpëton ndër të tjera 18.500 nga 34.000 vendet e punës të planifikuara të shkurtoheshin në ushtri përgjatë 5 viteve të ardhshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: