Home / Kosova / Kuçi: Ose ne në Qeveri, ose shkojmë në zgjedhje

Kuçi: Ose ne në Qeveri, ose shkojmë në zgjedhje

hajredin_kuci“Partia Demokratike nuk e ka si opsion të parë mundësinë që ta çojë vendin edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, nëse sjellja e opozitës vazhdon të jetë barrikaduese, atëherë ky do të jetë opsioni i dytë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Kuçi nuk e ka hedhur poshtë as mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se PDK nuk arrin të krijojë qeverinë, ndonëse edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme i sheh si proces të dëmshëm.

Kuçi ka thënë në RrrokumTV se as PDK nuk ka qëndruar duarkryq, ndonëse në pritje të certifikim të zgjedhjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë provuar kontaktet me subjektet politike.

Megjithatë, ofertat partive politike do t’ia bëjë mandatari i themelimit të Qeverisë.

“Partia Demokratike do të punojë që ta ndërtojë Qeverinë sa më shpejt që është e mundur. PDK nuk do të kontribuojë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë disa arsye. Arsyeja e parë është që jemi të frikësuar që mund të kemi zgjedhje të lira e demokratike. Arsyeja e dytë është shpenzimi i madh buxhetor e tronditja për qytetarin. Po ashtu, është një sinjal i keq për botën demokratike”, ka thënë Kuçi për Rrokum TV.

Ai ka një porosi për subjektet politike, duke thënë se ndërtimi i institucioneve nuk është në vullnetin e tyre. E sjelljen e opozitës ai e sheh si sjellje xhelozie.

Megjithatë, Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë që PDK të heq dorë nga pozita e të parit të qeverisë, vetëm të gjejë partnerët për bashkëqeverisje.

[yop_poll id=”2″]

Leave a Reply

%d bloggers like this: