Politika

Erdogan vjen në Tiranë më 13 maj, takon Nishanin e Ramën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan viziton Tiranën. Burime nga presidenca bëjnë me dije se, Kreu i shtetit turk do të vizitojë kryeqytetin shqiptar më 13 maj të 2015. Kjo vizitë vjen fiks një vit pas asaj të parashikuar në 2014, e anuluar pas një shpërthimi në minierë, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.

Të njëjtat burime saktësojnë se Erdogan shoqërohet nga disa biznesmenë, ndërkohë që ka parashikuar takime me kreun e Shtetit, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama.

Bëhet me dije gjithashtu se Presidenti i Turqisë do marrë pjesë në një tryezë me biznesin.

Related Articles

Nje koment

  1. Europa investoi shume tek piktori, duke u nisur nga aktrimi i tij dhe neveria qe i kishte sjelle Europes parardhesi i tij …..Rama luan bllofin me karten e nacionalizmit dhe flirtet qe ben me “vellain e vellait “te tij….Sikur Europa t’a hante sapunin per djathe , nga keto lloj karikaturash politike, ajo do te kishte marre fund me kohe….Populli kurre nuk duhet te harroje se nuk vjen asgje e mire nga njerez pa nder familje e shqiptari, nga njerez te leqitur dhe te vene ne sherbim te qarqeve antishqiptare, nga njerez qe nuk njohin ideal tjeter veç pasurimin ne kurriz te popullit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button