Europa

Hapet ekspozita universale Expo Milano 2015

U hapën para pak minutash të gjitha pavionet e ekspozitës universale Expo Milano 2015.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për gjashtë muaj dhe përveç pavioneve, do të organizohen edhe debate dhe ceremoni të ndryshme, kryesisht lidhur me bujqësinë dhe ushqimin.

Ndërkohë, një manifestim i papritur ndodhi nga grupimi ”No-Expo”, në ambientet e jashtme të ekspozitës.

Të rinj që kundërshtojnë këtë ekspozitë, rreth 30 persona, po manifestojnë qetësisht, në ndërkohë që policia po kontrollon nga distanca veprimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button