Teknologji

Samsung prezanton edhe S5 Mini

samsungSamsung e ka zbuluar modelin e ri dhe më të vogël të telefonit të saj kryesor, përkatësisht modelin Galaxy S5 Mini.
Edhe pse pritej që Samsung t’i eliminonte sensorët e telefonit për të kursyer në çmim, S5 Mini përfshin shumicën e tyre, sikurse certifikimin për rezistencën ndaj ujit, modulet për kursimin e energjisë, monitorin për të rrahurat e zemrës, skanerin e gishtërinjëve dhe mbështetjen për pajisjet e Samsung që barten në trup.

Siç edhe pritej, në S5 Mini është edhe procesori me 1.4GHz quad-core, Android 4.4, 16GB memorie e brendshme e cila mund të rritet deri në 64GB dhe 1.5GB RAM.

Madhësia e ekranit të S5 Mini është 4.5-inç në Super AMOLED, që mbështetet nga bacteria me 2,100mAh, ndërsa kamera e pasme e telefonit sjell 8 MP, e ajo frontale vjen me 2.1 MP.

Brenda këtij muaji, Samsung do ta ofroj S5 Mini në Rusi fillimisht, e më pas edhe në vendet e tjera, edhe pse data e saktë, ende nuk është bërë e ditur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button