Home / Politika / 1 Maji, sindikatat kalojnë në heshtje Ditën e Punëtorit

1 Maji, sindikatat kalojnë në heshtje Ditën e Punëtorit

Thirrjet e komunistëve që marshonin me flamuj ishin të vetmet që u dëgjuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” këtë të premte, ditën e 1 Majit, Dita e Punëtorëve.

Dhe kjo, jo një ditë feste, por një ditë ku ata protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre që lidhen me kushtet e punës, me rritje page apo kërkesa të tjera.

Ndryshe nga qytetet e tjera europiane ku këtë ditë protestohet, në Shqipëri asnjë sindikatë që përfaqëson punëtorët e thjeshtë në sektorin publik apo privat nuk e ka konsideruar të tillë ditën e 1 Majit, duke lënë të kuptohet që punëtorët janë të kënaqur nga punëdhënësit e tyre.

Kjo ditë që shënon zyrtarisht pushim në kalendar ka marrë kuptimin e plotë të një feste, e cila festohet në mënyrë individuale nga secili.

Rituali i përvitshëm nuk është ndalur as në këtë 1 Maj, ku turma njerëzish kanë vërshuar drejt parkut të Liqenit Artificial dhe rreth mesditës kanë konsumuar ushqimin e marrë nga shtëpia në lëndinat me bar, pa u kujdesur më pas aspak për ato që lënë në të vetmin park të kryeqytetit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: