Home / Presidenciale / Nishani: Besoj në idetë dhe konceptet e të rinjve

Nishani: Besoj në idetë dhe konceptet e të rinjve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot  në një takim me të rinj në një qendër rinore në Tiran ku shprehu besimin qe ka tek të rinjtë dhe idetë që prezantojnë në fusha dhe dimensione të ndryshme.

“I bashkohem dhe i mbështes idetë që ju prezantoni dhe  përçoni , ku natyrisht më së pari prevalon arti, kultura, teknologjia, modernizimim”,  tha ai

Presidenti Nishani shprehu vlerësimin maksimal dhe falenderimet për vullnetin, dëshirën, ambicien, mendjen e të rinjve që në konceptimin jo vetëm të këtij aktiviteti, por në përgjithësi të ideve se si mund të gjenerojmë, mund të prezantojmë dhe të zhvillojmë më tej talentin, idenë, mendimin, por edhe një element tjetër fondamental, po aq sa të parat, komunikimin”.

Natyrisht, vijoi Nishani, që përtej këtij dimensioni sillet edhe një dimension tjetër që është ai i komunikimit ndër vete, por edhe komunikimit përmes idesë.

Presidenti Nishani u shpreh se “gjej këtu një element tjetër të rëndësishëm atë të vullnetarizmit. Në fakt brezi im ka patur një koncept  tjetër të vullnetarizimit, i cili nuk ka qenë vullnetarizëm, sepse nuk mund të kesh vullnetarizëm të imponuar”.

“Kjo që keni ju sot është në të tërë kornizën e saj vullnetarizëm se vë pasionin, talentin në dispozicion të një hapësire më të madhe, sesa ajo që keni si individë”, tha Nishani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: