Home / Arte / Ekspozita / “Java e artizanateve” vazhdon me drugdhendje (Video)

“Java e artizanateve” vazhdon me drugdhendje (Video)

drugdhendieNë Muzeun etnologjik, ku ekspozohen margaritarë që përfaqësojnë ciklin jetës duke filluar me lindjen, jetën, vdekjen dhe trashëgimin shpirtërore, në mëngjesin e së martes nuk kishte si të mungonte drugdhendja, një zeje kjo që bëhet me plotë jetë e pasion.

Zeja e drughendjës vjen në ditën e dytë të kësaj jave duke qenë e pjesë e “Javës së artizanatave”, që organizohet për herë të katërt radhazi, javë kjo që është mbështetur nga projekti “Culture for All”, që është pjesë e zyres së bashkimit evropian në Kosovë.. Projekti në fjalë ka mbështetur aktivitetin e zejeve kosovare me një shumë prej tetë mijë eurosh që përveç organizimit të “Javës…”, ka përfshirë edhe broshura e kartolina rreth muzeut etnologjik dhe zejeve që do të pasqyrohen.

Bekim Xhemili, njëri nga dy koordinatorët e këtij projekti duke folur rreth rëndëisë së këtij projekti, tha “ Qëllimi i gjithë këtij organizimi është që të bëhet promovimi sa më i madh i zanatlinjve dhe dhënja e mundësisë për ta që përfitojnë në çfarë do mënyre, për ta ruajtur zejen e tyre që duhet thënë që gati si të gjitha zejet tjera janë në rrezik të shuarjes”.

“Java e artizanateve” do të jetë e hapur deri më 5 korrik, ditën e shtunë, kur edhe do të ipet mundësia që të bëhet shitja e të gjitha punimeve që janë demonstruar dhe shfaqur gjatë këtyre ditëve

.

Leave a Reply

%d bloggers like this: