Politika

PR reagon për largimin e Ylli Shehut: LSI është kthyer në vendin ku mbledhin mizat

Partia Republikane ka reaguar sot ndaj deputetit të saj Ylli Shehu i cili iu bashkua një ditë më parë grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke u shprehur se Shehu shkroi me dorën e Ilir Metës në Deklaratën për shtyp, PR thotë se ky deputet nuk ka folur asnjëherë në podiumet e kësaj partie.

Ndërsa i ka cilësuar qesharake arsyet e paraqitura nga Ylli Shehu për largimin nga PR, kjo forcë politikë sqaron edhe moskandidimin e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit.

Reagimi i plotë i Partisë Republikane:

Sot Ylli Vesel Shehu ka shkruar me dorën e Ilir Metës një deklaratë për shtyp, në të cilën përpiqet të sqarojë pse është larguar nga Partia Republikane.

Arsyet janë qesharake.

Eshtë e turpshme gjithë kjo situatë politike që po ndodh me shitblerjen e deputetëve, si pazar i gjësë së gjallë. S`ka njeri në këtë vend që të besojë se ndonjë deputet mund t`i bashkohet LSI-së për ideal apo ide politike, përveçse për pazar, përfitim dhe të tjera.

LSI e përsërisim është kthyer “vendi” ku mblidhen mizat.

Së pari, Ylli Vesel Shehu nuk ka folur asnjëherë në forumet e PR-së.

Së dyti, vendimin e koalicionit me PD-në e ka marrë Asambleja Kombëtare e PR-së, ku Ylli ka folur vetëm me heshtjen e tij si gjithmonë, madje ka ngritur dhe dorën.

Së treti, ka qenë Agron Duka që ka vendosur të mos kandidojë jashtë koalicionit, ka deklaruar publikisht dhe po punon në mbështetje të kandidates së PD-së dhe PR-së, znj Grida Duma.

Së katërti, i vetmi pretendim që ka shprehur Ylli Vesel Shehu, jo formalisht por privatisht, ka qenë se PD-ja nuk i kandidoi babi Veselin.

Së pesti, Ylli Vesel Shehu sipas deklarimeve të disa deputetëve të majtë, e kishte bërë pazarin në Kukës me LSI-në dhe PS-së në Kamëz së, bashku me babin dhe Ilir Metën

Së gjashti, Ylli Vesel Shehu ka një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, të depozituar në PR, që do të ushtronte mandatin vetëm 2 vjet dhe ky mandat mbaronte në shtator 2015 dhe i kalonte z.Alfred Deshatit, i dyti në listë.

Për këtë ka qenë dakort dhe babi i Yllit “dhe si duket e mbajti fjalën për t`u larguar edhe pak para kohe”.

I kërkojmë ndjesë të gjithë votuesve të djathtë të Tiranës që zhgënjehen nga soje të tilla dhe për kandidimin nga ana jonë të një njeriu të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button