Kosova

Forumi i të Rinjve Myslimanë kërkon heqjen e “heronjve të Krishtërimit” nga sheshet

te_rinjte_myslimaneNë adresë të portalit tonë ka arritur një reagim në emër të Forumit të të Rinjve Myslimanë, me të cilin ai i bën thirrje “policisë e prokurorisë së Kosovës që të mos kryej diskriminime fetare gjatë muajit të Ramazanit”, duke arsyetuar gjithë monstruozitetin e sjelljes së dy të rinjve kaçanikas me figurën e heroit Skenderbeu, që mbajti gjallë idealin kombëtar të shqiptarëve për më shumë se pesë shekuj të errët nën sundimin e osman.

Madje ky Forum, nëse është adresa e sakët e dërguesit të reagimit, duke u thirrur në të drejtën demokratike, thërret në kundërshtim me këtë të drejtë që të largohen nga sheshet “heronjtë e Krishtërimit”, siç thuhet në reagim, “në mënyrë që shqiptarët muslimanë të mos revoltohen kur i shohin”.

Se kush ua dha atyre atë të drejtë të flasin e të thërrasin në emër të shqiptarëve myslimanë, duke prekur e fyer pikërisht ndjenjat e tyre, me të drejtë duhet pritur të jetë objekt i organeve të ndjekjes.

Po e japim në vazhdim reagimin e këtij Forumi, pa asnjë ndërhyrje.

Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës ka parë në internet videon ku dy qytetarë nga Kaqaniku e shpullojnë heroin e Vatikanit, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Veprimi i qytetarëve kosovarë është i ngjashëm me atë që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ndërmorrën në Tetovë kundër bustit të Stefan Dushanit pak javë më parë. Stefan Dushani, sikur Skënderbeu kanë vrarë shqiptarët në emër të Kishës (http://www.youtube.com/watch?v=MojSQujSZ9Q), dhe shpullimi i busteve të tyre është veprim që nuk duhet të denohet në një shtet demokratik, sepse është e drejtë demokratike protesta për shprehjen e një paknaqësie.

Qeveria e Maqedonisë por edhe ajo e Kosovës duhet të largojnë nga sheshet publike putet e herojve të Krishtërimit, të cilët kanë vrarë muslimanët. Millosh Kopiliqi që serbët vendosën në Graçanicë pak ditë më parë, Skënderbeu e Tereza i katolikëve nëpër Kosovë, Stefan Dushani në Maqedoni etj, të gjithë duhet të largohen në mënyrë që shqiptarët muslimanë të mos revoltohen kur i shohin këto puta. Ata mund ti fusin putat e tyre në Kishat e tyre po të duan por jo në publik.

Por edhe pse Skënderbeu që është hero i një vendi tjetër, Vatikanit, dhe nuk është hero i Kosovës, edhe pse Kushtetuta e Kosovës apo ligjet e saj nuk e njohin Skënderbeun si hero të Kosovës dhe shqiptarëve, policia dhe prokuroria e Kosovës duket se është bërë palë me anti-shqiptarët. Ajo po sillet si polici fetare e Kishës Katolike dhe jo si polici e shqiptarëve. Në media lexojmë që qytetarët shqiptarë të Kaqanikut janë arrestuar pse ata kanë protestuar kundër Skënderbeut.

Për Forumin e të Rinjve Muslimanë të Kosovës, arrestimi i qytetarëve shqiptarë, bastisja e shtëpive të tyre dhe kërcënimet që disa media janë duke bërë kundër tyre, janë akte anti-kushtetuese dhe fashiste-katolike që janë bërë vetëm në kohë të Millosheviqit.

Muslimanët e Kosovës e kanë të drejtë fetare që kur shkojnë në Mekë, ta godasin Shejtanin me gurë. Edhe ata që kanë shpulluar Skënderbeun që ka vrarë shqiptarët muslimanë, kanë kryer një akt që feja ua njeh si të drejtë të tyre fetare që nga koha e profetit Ibrahim a.s.

Për sa më sipër FRM i bën thirrje EULEX-it, ambasadës amerikane në Prishtinë dhe të gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë urgjentisht në policinë dhe prokurorinë e Kosovës dhe kërkojnë që ti jepet fund diskriminimit të muslimanëve dhe terrorit psikologjik që ajo po ushtron kundër besimtarëve në këtë muaj Ramazani. Muslimanët e Kosovës nuk e adhurojnë dot as Shejtanin, as Skënderbeun, as Millosh Kopilin dhe as Sllobodan Millosheviqin. E drejta e tyre fetare kërkon që ata ti përbuzin këta kryqtarë muslimanvrasës, të cilët vendin e kanë në Hagë.

Për sa më sipër FRM denoncon policinë dhe prokurorinë e Kosovës për fanatizmin katolik që ajo ka treguar kundër muslimanëve dhe kërkon që ti jepet fund terrorit psikologjik kundër muslimanëve këtë muaj të shenjtë Ramazani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button