Europa

Nicolas Sarkozy hetohet për korrupsion aktiv

sarkozyIsh-presidenti Nicolas Sarkozy po hetohet për korrupsion aktiv, trafik të influencës aktive dhe për shkelje të fshehtësisë së hetimit, njoftoi prokuroria kombëtare financiare. Nicolas Sarkozy u largua pak para orës 02:00 nga poli financiar i Gjykatës së Lartë në Paris, ku mbërriti rreth orës 23:40 për t’u marrë në pyetje nga gjyqtarët, të cilët përfunduan duke e akuzuar për një çështje të trafikut të influencës.
Sarkozy ishte mbajtur nën mbikëqyrje për 15 orë para se të paraqitej para gjyqtarëve. Avokati i tij dhe një gjyqtar i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme të kasacionit, Gilbert Azibert u morën në pyetje nga këta dy gjyqtarë. Ai konsiderohet tashmë si një qytetar i zakonshëm. Është hera e parë që një ish-president Republike vihet nën mbikëqyrje.
Zhvillimet e fundit shihen si një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Sarkozy për të marrë pjesë në garën presidenciale të vitit 2017.
Jacques Chirac u dënua në vitin 2011 për çështjen e punësimeve fiktive në qytetin e Parisit, por nuk u vendos kurrë nën mbikëqyrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button