Home / Arte / Ekspozita / Jeta tjetër përtej një filmi

Jeta tjetër përtej një filmi

Ka një film tjetër përtej filmit, dhe ai është pjesa që xhirimeve. “Tri akte në aksion” quhet ekspozita fotografike e hapur dje në “Tulla”, e cila prezantonte fotografi nga sheshet e xhirimeve të 24 filmave shqiptarë dhe fragmenteve të aktorëve në aksion. Ashtu si tri aktet e një vepre filmike, edhe ekspozita është e ndarë në tri akte, ku akti i parë përbëhet nga filma që trajtojnë tematikat e Shqipërisë në ndërtim dhe në zhvillim. Akti i dytë përfaqëson jetën sociale dhe familjen, ndërsa akti i tretë portretizon gruan dhe rolin e saj në shoqërinë shqiptare. Ekspozita shoqërohet dhe me një tekst nga Julian Bejko, i cili është dhe autor i studimit “Shoqëria e Kinemasë I, II”. Është interesante të shohësh aktorë të filmave të preferuar, në momente pushimi gjatë xhirimeve apo bisede me njëri-tjetrin. Seleksionimi i fotove është bërë me kujdes për të sjellë para publikut ato që kanë përtej tyre një histori. Filma si “Nëntori i dytë”, “Tomka dhe shokët e tij” etj. Është bukur të shohësh fotot bardhezi të Rozalina Bedo, e njohur si Marigoja e flamurit, në momentet e xhirimit të filmit, që do ta linte përgjithmonë pjesë të kinemasë shqiptare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë një jave, deri në datë 8 maj 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published.