Politika

Batuta e Ballës për duart e Kosovës, Berisha: Pervers, ke fyer gjithë gratë shqiptare. Rama, fushatë me banditë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për incidentin që ndodhi dje në Durrës gjatë takimeve elektorale të kandidates së PD-së, ku disa militantë me flamuj të PS-së u përplasën me mbështetësit e Grida Dumës. Berisha ka thënë se Rama po bën fushatë me banditë, rrugaçë dhe gojëpistë.

“Fushatë me banditë, rrugaçë, perverse e gojëpistë. Rama i tmerruar nga humbja”, shkruan ai.

Ish-kryeministri nuk ka lënë jashtë deklaratave të tij edhe batutat e deputetit socialist Taulant Balla për profesionin e Halim Kosovës. Berisha e ka quajtur pervers Ballën dhe deklaron se me këto fjalë ka fyer të gjitha gratë shqiptare.

“Edi Rama dhe Vangjush Dako dërguan dje rrugeçër me teserë dhe flamuj të PS, për të prishur takimet elektorale të kandidates së PD të Durrësit, Grida Duma, me sulme banditeske fizike duke goditur dhe plagosur me gurë në kokë mbështetës të saj. Kurse në Parlament, Rama vendosi gojën e tij të pistë dhe u shërbye nga perversi Taulant Balla, i paditur ndër të tjera në organet e zbatimit të ligjit për përdhunim nga një fatkeqe me AIDS. Ai mendon se mund të fyejë Dr. Halim Kosovën për shërbimin dhe kujdesin mjekësor dhe profesional të shkëlqyer që ai ka treguar për vajzat, gratë, nënat, motrat e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë gjatë shtatzënisë së tyre. Me këtë rast i them Edi Ramës, i cili vet para kamerave shan si askush tjetër me fjalët “maskara, bastard, lehaqen, gropë septike, jashtënxjerrje” etj, se me ato që the me gojën e Taulant Ballës nuk ke fyer aspak Dr. Halim Kosovën, por ke fyer çdo shqiptar dhe se turpe të tilla të ulëta deri në këto nivele i lejojnë vetes vetëm njerëz stër­ordiner, të zhveshur nga çdo normë e moralit njerëzor dhe që nuk dinë se çfarë është nëna, gruaja, vajza, motra dhe fëmija. Një gjë të tille nuk e bëjnë kurrë njerëzit e qytetëruar dhe normal. Gjithashtu dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet e frymëzuara e të porositura nga Edi Rama të rrugeçërve të tij në Durrës kundër fushatës dhe mbështetësve të PD­-se dhe e siguroj atë se për çdo akt të tillë do jetë përgjegjësi i vetëm para shqiptarëve. Me sulme fizike dhe gjuhë banditësh, Edi Rama dëshmon dhe njëherë se është në panik të madh nga zgjedhjet e 21 qershorit”,­ shkruan Berisha në faqen e tij të Facebook.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply to D.Selfo. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button