Bota

Ofensiva e shumëpritur e Poroshenkos

poroshenkoPoroshenko ishte prej ditësh nën një presion në rritje. BE dhe Putin bënin thirrje për zgjatjen e armëpushimit. qytetarët ishin kundër. Presidenti kishte dy mundësi: të vazhdonte operacionin anti-terror ose të merrte një vendim të keq,” shkroi Dmytro Tymtshuk të martën (01.07.14)) në Facebook. “Për fat të mirë për Ukrainën”, kreu i shtetit vendosi për mundësinë e parë. Ky mesazh i blogerit nga Kievi që ka më shumë se 160.000 abonentë, mori brenda disa orësh rreth 7000 klikime “më pëlqen”.

Pak pas mesnatës Petro Poroshenko shpalli fundin e armëpushimit në Ukrainën lindore, në Donetsk dhe Luhansk, rajone në kufi me Rusinë. Ushtria ukrainase i ndërpreu aty më 20 qershor 2014 për një javë luftimet kundër separatistëve pro-rusë. Pastaj armëpushimi u shty edhe me tre ditë. Poroshenko u kërkoi separatistëve që të lënë armët e tyre dhe të largohen nga Ukraina. Por kërkesat e tij ranë në vesh të shurdhër. Pothuajse çdo ditë ka pasur beteja të reja me dhjetra ushtarë por dhe civilë të vrarë. Shansi për paqe nuk u përdor, tha Poroshenko në video-mesazhin e tij. “Ne do të kalojmë në sulm dhe do ta çlirojmë vendin tonë,” tha presidenti.

Presidenti nën presion

Poroshenko ishte prej ditësh nën një presion në rritje. Bashkimi Europian dhe kryesisht Gjermania bënin thirrje për zgjatjen e armëpushimit. Sikurse edhe presidenti rus Vladimir Putin, të cilin Kievi e akuzon se mbështet separatistët.

Por në Ukrainë gjendja është e ndryshme dhe shumë qytetarë do të kishin reaguar në mënyrë të ngjashme si blogeri Tymtschuk në lidhje me fjalimin e presidentit. Mijëra demonstrues kërkuan gjatë fundjavës në Kiev rifillimin e luftimeve kundër separatistëve. Qindra luftëtarë vullnetarë e kërcënuan Poroshenkon në mënyrë të tërthortë me një grusht shteti, nëse ai do të vazhdonte të nguronte.

Edhe në mesin e politikanëve ka zëra për një zgjidhje ushtarake. Ish-kryeministrja Julia Timoshenko, e cila humbi ndaj Poroshenkos në zgjedhjet e parakohshme presidenciale bëri thirrje që “Paqja duhet të fitohet me luftë”.

Dallime në perceptim

Qëndrimi i ukrainasve rreth konfliktit në lindje të vendit, varet sipas ekspertit ukrainas për politikën Popov nga vendi ku ata jetojnë. “Shumica e qytetarëve të vendit i marrin informacionet nga mediat ukrainase dhe besojnë se në anën e separatistëve luftojnë vetëm disa mijëra mercenarë”, tha eksperti për DW-në.

“Prandaj, ata janë të mendimit se këta mercenarë mund të mposhten ushtarakisht lehtë” tha Popov. Kurse njerëzit në lindje të Ukrainës që nuk ndjekin televizionin e Ukrainës por vetëm mediat ruse, shikojnë atje që ushtria ukrainase paraqitet si rrezik.

Boris Vojnarovski nga Instituti i Donetskut për Studime Sociale dhe Politike mendon se disa ukrainas në lindje mendon se me ndihmën ruse mund të bënin një jetë më të mirë, por në vend të ndihmave “erdhën disa njerëz të armatosur që nuk sillen mirë” Prandaj shumë qytetarë janë të zhgënjyer. Ditët dhe javët e ardhëshme, mendon ai do të duket nëse, qëndrimi i qytetarëve në Ukrainën lindore do të shkojë në drejtim të Rusisë apo të Ukraninës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button