Home / Kronika / Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Nishani shpall listën e 15 konkurruesve

Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Nishani shpall listën e 15 konkurruesve

Presidenti Bujar Nishani, shpalli sot  listën e konkurruesve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, “pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Presidenti shpalli kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligj”.

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë të publikuar sot nga Kreu i Shtetit janë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:

  1. Anila Kristani
  2. Artur Malaj
  3. Astrit Kalaja
  4. Bledar Abdullai
  5. Dhurata Bilo
  6. Luan Hasneziri
  7. Rexhep Bekteshi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:

  1. Ervin Pupe
  2. Fatmira Luli
  3. Gezim Allaraj
  4. Gjet Kola
  5. Ilir Panda
  6. Luan Daci
  7. Natasha Mulaj
  8. Sokol Sadushi

Leave a Reply

Your email address will not be published.