Home / Parlamentare / Reforma në drejtësi, mblidhet grupi i ekspertëve

Reforma në drejtësi, mblidhet grupi i ekspertëve

Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi pritet të mblidhet pasditen e sotme (ora 15:00) për të diskutuar rreth paketës së plotë me propozime ligjore në fushën e sistemit të drejtësisë.

Në mbledhjen e fundit komisioni miratoi listën me 20 ekspertë shqiptarë e të huaj të propozuar nga institucionet kombëtare, por dhe misionet ndërkombëtare, për të mundësuar hartimin e një drafti të plotë propozimesh.

Komisioni, i miratuar me vendim të Kuvendit në fund të vitit të kaluar, synon një reformë të thellë dhe gjithpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, në kuadër dhe të përmbushjes së kërkesave të Bashkimit Europian në këtë drejtim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: