Home / Kronika / Derbi i kryeqytetit, bllokohen rrugët që lidhen me stadiumin

Derbi i kryeqytetit, bllokohen rrugët që lidhen me stadiumin

Policia e Tiranës ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të derbit Partizani-Tirana.

Duke nisur që nga ora 17.30 e ditës së sotme, do të bllokohet qarkullimi në të gjitha segmentet që kufizohen me stadiumin. Ndërkohë, më herët policia ka zhvendosur edhe mjetet e parkuara në sheshin “Italia” dhe përreth stadiumit.

Bllokim të kalimit të mjeteve do të ketë edhe në hyrje të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, ku nuk do të lejohen parkimet. Bllokimi do të vazhdojë në të gjithë segmentet që lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’: në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’; në rrugën “Skerdilajd Llagami”, “Faik Konica”, “Dervish Hima” dhe “Papa Gjon Pali II”. Nga ora 15.30, deri në përfundim të ndeshjes Partizani-Tirana ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këto segmente.

Leave a Reply

%d bloggers like this: