ParlamentarePolitika

Siguria publike – Prezantohen dy pr/ligje në komisionin e ligjeve

komisioni_ligjeveProjektligjet “Për përdorimin e armëve të zjarrit” dhe “Për armët”, dy nisma të propozuara nga ministria e Brendshme që synojnë forcimin e sigurisë publike, po prezantohen sot në komisionin e Ligjeve, nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në prezantimin e draftit ‘për përdorimin e armëve të zjarrit’ ministri Tahiri tha se fryma e përgjithshme e tij synon mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës si qëllim parësor, detyrim i cili duhet të udhëheqë jo vetëm punonjësit e policisë, por dhe subjekte të tjera që përdorin armë.
P/ligji, i organizuar në 15 nene, synon standardizimin dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë dhe subjekte të tjera të përcaktuara me ligj, në përmbushje të detyrave të tyre.
Në nenin 2 të ligjit është përcaktuar mënyra e përdorimit të armëve të zjarrit, si dhe subjektet që do t’i përdorin ato. Risi është neni 4, i cili përcakton kushtet e përdorimit të armës vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e personave të tretë, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezultat.
Ligji i i ri përcakton dhe detyrimin për evidentimin e armëve në regjistrat e njësive në të cilat subjektet që përdorin armë, ushtrojnë detyrat funksionale.

Neni 7 përcakton rastet se kur subjektet mund të përdorin armë zjarri, të cilat duhet të jenë vetëm për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tij apo të personave të tjerë nga sulme të pashmangshme apo për të parandaluar vazhdimësinë e aktit kriminal, që shkakton rrezik të lartë për jetën, si dhe një numër rastesh të tjera.
Një ndër risitë e pr/ligjit është parashikimi i një dispozite në përdorimin e armëve të zjarrit ndaj kafshëve, një model i marrë nga ligji kroat.

Sipas tij, armët e zjarrit mund të përdoren kundër kafshëve në rast se ato përbëjnë rrezik të menjëhershëm sulmi ndaj jetës ose rrezik për sëmundje infektive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button