Qeveritare

Bushati i kërkon Nishanit largimin e ambasadorëve Berisha, Ceka e Gashi

ditmir-bushatiMinistria e Jashtme i ka kërkuar presidentit lirimin nga detyra të Neritan Cekës, nga posti i ambasadorit shqiptar në Romë, Mal Berishës nga posti i ambasadorit shqiptar në Londër si dhe të Flamur Gashit ambasador shqiptar në Bosnje Hercevoginë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta pranë kësaj ministrie për Ora News.

Këto burime nuk kanë dashur të japin shumë detaje, por kanë thënë se një nga arsyet pse është kërkuar lirimi nga detyra i tre ambasadorëve është edhe fakti se ”ka elemente të shkeljes së ligjit dhe të etikës së diplomatit duke u bërë pjesë e fushatave zgjedhore”

Tre ambasadorët ishin përjashtuar nga pjesëmarrja në Konferencën e Përvitshme të Ambasadorëve që mbahet në Tiranë më 4-7 korrik, ku ftohen të gjithë diplomatët që përfaqësojnë vendin tonë në ambasadat e vendeve të Europës, Azisë, Amerikës Latine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button