Home / Arte / “Lufta në kohën e dashurisë” premierë në TKK
Godina e Teatrit Kombetar ne Kosove

“Lufta në kohën e dashurisë” premierë në TKK

Regjisorja Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinjë rrëfejnë histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie.

Katër gra do të rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato, do të luajnë në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë” e cila do të jepet sot premierë në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, i prodhuar nga produksioni i Qendrës Multimedia nga Prishtina. Gratë para publikut do të shfaqen në 28 skena, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Blerta Neziraj, kurse luajnë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Albulena Kryeziu e Molikë Maxhuni.
Koreografinë e shfaqjes është Adrienne Hart, muzikën: Gabriele Marangoni, kurse skenografia e kostumet vijnë nga Igor Vasiljev e Isidora Spasic. Menaxhere skenës është: Lendita Idrizi, ass. e produksionit: Elisabeth Wiegne, udhëheqës teknik: Denis Berisha, kurse dritat janë punuar nga Mursel Bekteshi dhe Skender Latifi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: