Home / Arte / “Java e filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike” edhe në ambientet e Universitetit të Tiranës

“Java e filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike” edhe në ambientet e Universitetit të Tiranës

Në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike,  Ambasada e Rusisë në Shqipëri zhvilloi disa “mësime të Fitores”, në Universitetin e Tiranës, gjatë të cilëve u shfaq një film artistik rus “Udhëtimi në kohë” (“Ne jemi nga e ardhmja”), me titra në gjuhën shqipe.

Para shfaqjes së filmit, përfaqësuesi i Agjencisë Federale të Rusisë “Rossotrudnichestvo”, Dmitry Krasakov dhe studentët e Universitetit të Moskës të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO), që zbatuan praktikën në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri, treguan të pranishëmve në mënyrë interaktive dhe shumë interesante për zhvillimin dhe rezultatet e Luftës së Madhe Patriotike dhe për kontributin vendimtar të Bashkimit Sovjetik në shpartallimin e Gjermanisë fashiste dhe në çlirimin e Evropës nga nazizmi, duke theksuar veçanërisht që tani është e nëvojshme të kundërshtojmë së bashku shtrembërimin e historisë dhe përpjekjet për të ringjallur fashizmin në ditët e sotme.1

Për përceptimin më efektiv, fjalimet e tyre u shoqëruan me paraqitjen e fotografive arkivore dhe të hartave të luftimeve.

Filmin “Udhëtimi në kohë” (“Ne jemi nga e ardhmja”) me interes të madh dhe me vëmendje e kanë parë studentët e Degës së Gjuhës Ruse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës  dhe bashkëatdhetarët rusë, që jetojnë në Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: