Zgjedhjet lokale 2015

Rrokaj dhe Xhixho kryesojnë listën e kandidatëve të LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar listën e kandidatëve për Këshilltar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kryesohet nga Kryetarja e Këshillit Kombëtar Drejtues,  Erisa Xhixho dhe nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj.

Krahas kësaj, bie në sy fakti se 10 nga 15 emrat e parë në listën për këshilltar të këshillit Bashkiak të Tiranës janë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, të cilët përbëjnë dhe 60% të totalit të kandidatëve.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste janë edhe znj. Erjona Bixha, koordinatorja e LRI-së me studentët si edhe Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button