Home / Politika / Nishani, në Nju Jork për rezolutën dedikuar kombit shqiptar

Nishani, në Nju Jork për rezolutën dedikuar kombit shqiptar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, e kërkuar nga anëtari i Asamblesë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.

Pas votimit të kësaj rezolute, Presidenti Nishani do t’u drejtohet më një fjalim të pranishmëve në punimet e Asamblesë dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.

Axhenda e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara parashikon takime të kreut të shtetit me pjesëtarë të Asamblesë dhe të Senatit të Nju Jorkut, vizita në Hebrew Union College, një ligjëratë në Manhattan College, si dhe takime me politikanë të Nju Jorkut e personalitete të njohura shqiptaro-amerikane.

Gjithashtu, Nishani do të ketë takime edhe me drejtuesit e Fondacionit “Raoul Wallenberg”, me organizatën “Sisterhood of Salam” dhe ‘’Ethnic Understanding”, të cilat punojnë në promovimin e dialogut ndërfetar.

Në përfundim të vizitës së tij, Nishani do të mbajë edhe një fjalim mbi tolerancën fetare, si dhe do të përshëndesë aktiviteti, që do të mbahet në B’nai Jeshurun Sinagogue, që organizohet në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës së vyer që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.