Home / Europa / Vazhdojnë përpjekjet diplomatike, pavarësisht ofensivës në Kiev

Vazhdojnë përpjekjet diplomatike, pavarësisht ofensivës në Kiev

kiev-perpjekje1 Shefat e diplomacisë gjermane, franceze, ruse dhe ukrainase vazhdojnë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës ukrainase pas rifillimit nga Kievi të operacionit ushtarak kundër rebelëve. Frank-Walter Steinmeier, Laurent Fabius, Sergueï Lavrov dhe Pavlo Klimkine u blodhën sot në Berlin për bisedime në lidhje me krizën, theksoi një burim diplomatik francez. Një armëpushim, rifillimi i negociatave mes Kievit dhe kryengritësve dhe roli i OSBE-së do të jenë në qendër të bidimeve, sipas të njëjtit burim. Në terren, forcat qeveritare kanë rimarrë postën kufitare të Dovjanskit, pushtuar nga kryengritësit prorusë në rajonin e Luganskit, theksoi presidenti ukrianas, Petro Porochenko. Sipas një komunikate të presidencës, bëhet fjalë për fitoren e parë në operacionin antiterrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.