Home / Europa / Francë, rregulla të reja për shërbimin e inteligjencës

Francë, rregulla të reja për shërbimin e inteligjencës

Parlamenti francez pritet të miratojë rregulla të reja për shërbimin e inteligjencës, për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve islamike.

Ligji për mbledhjen e informacioneve vjen afërsisht katër muaj pas sulmeve të Parisit në janar, ku mbetën të vrarë 17 persona.

Qeveria socialiste ka thënë se ligji është i nevojshëm duke marrë parasysh dhe ndryshimet në teknologjinë e komunikimit. Por kritikët thonë se ajo është një kërcënim për një mbikëqyrje masive. Ata argumentojnë se i jepet shumë fuqi shtetit dhe kërcënon pavarësinë e ekonomisë dixhitale.

Por qeveria thotë se dëshiron të sjellë teknika moderne të survejimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: