Kosova

Mustafa falenderon shtetin e Kanadasë për mbështetje ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente në Republikën e Kosovës, Louise LaRocque.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadoren LaRocque për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese euroatlantike si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi.

Mustafa falënderoi Kanadanë për përkrahjen e dhënë për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe të marrëdhënieve me Kanadanë.

Ambasadorja kanadeze Louise LaRocque, shprehu përkushtimin e shtetit të saj për avancimin e marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, duke theksuar gatishmërinë për të ofruar përkrahje të mëtejshme të Kanadasë për proceset në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button