Politika

Burrel: Inaugurohet qendra sociale bashkëkohore

Në qytetin e Burrelit është inauguruar Qendra Sociale, ku perfshihen qendra shëndetësore, kopshte, çerdhe si dhe ngritjen e 40 banesave sociale për shtresat në nevojë për banoret e lagjes pranë ish- SMT, në skajn lindor të qytetit. Lajmi bëhet i ditur sot në faqen zyrtare në Facebook të bashkisë Burrel.

Në cermoninë e inaugurimit merrnin pjesë ambasadorit italian, Massimo Gaiani dhe Ministrit i Financave, Shkelqim Cani, kryetaria e bashkisë Burrel, Adelina Farrici etj.

Kryetarja e Bashkise, Farrici, falenderoi qeverine italiane dhe Ministrine e Financave për mbështetjen që kanë dhënë për Bashkinë e Burrelit. Ndërsa ambasadori italian, Massimo Gaiani, falenderoi kryetaren Farrici për seriozitetin e treguar në realizimin e projektit dhe deklaroi se bashkëpunimi mes Bashkisë Burrel, Ministrisë së Financave dhe Programit Italo-Shqiptar te Konvertimit të Borxhit për Zhvillimi IADSA ka qenë shumë i frytshem. “Punimet jane të një cilesie të lartë dhe janë kryer brenda një kohe të shkurter”, theksoi Gaiani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button